Market Florenti
KOSOVËLAJME

Gjykata refuzoi gjykimin në mungesë në rastin Banjska, Prokuroria paralajmëron veprime ligjore

Screenshot

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të mos zhvilluar procedurën e gjykimit në mungesë ndaj 42 të pandehurve për sulmin terrorist në Banjskë, që ndodhi në shtator të vitit 2023.

Market Florenti

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj vendimit të Themelores dhe se është duke analizuar në detaje arsyetimin e gjykatës dhe bazën ligjore mbi të cilën është mbështetur ky vendim.

TEB

Pas përfundimit të analizës, do të merren të gjitha veprimet ligjore që garantojnë vazhdimin efektiv të ndjekjes penale dhe funksionimin e drejtësisë, përfshirë edhe ushtrimin e ankesës ndaj këtij vendimi.” – kanë deklaruar nga prokuroria.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore Prishtinë, sot ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për procedim të gjykimit në mungesë të pandehurve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë./AlbanianPost

TEBTEB