TEB
02KOSOVËLAJME

Gjykata vendos për rastin e Betina Ymerit, i fejuari dënohet me 4 vite burgim

Sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me fillim nga ora 09:30 u mbajt seanca e fundit lidhur me rastin e Betina Ymerit, shkruan Mitropol.

Roadside

Në seancën e sotme e cila u mbajt për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit që rasti të rigjykohet, u shpall vendimi lidhur me rastin e Betinës.

TEB

Betina Ymeri (19) me vendim të gjykatës u vërtetua se i dha fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj L.SH. (19), i cili është arrestuar nga policia dhe “Mitropol” mëson se i njejti sot mori dënim prej 4 vitesh burgim për shkak të shtytjes në vetrvrasje.

Pasi ka ndodhur rasti, në Mitrovicë u organizua protestë për të ju bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar./Mitropol/

Aurora Group