Goalballi bashkon anëtarët dhe vullnetarët e Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Mitrovicë

Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve sot ka realizuar një ndeshje të Goalballit bashkë me anëtarët dhe vullnetarët e saj, shkruan Mitropol.
Aktiviteti u zhvillua në palestrën “Minatori”, ku prezent ishte edhe aktivisti mitrovicas, Liridon Kurti i cili është vullnetar në Shoqatën Ndërkomunale të të Verbërve.
Ndeshja që u zhvillua sot, vlerësohet se ishte një mundësi rekreative për njohjen e njëri-tjetrit dhe promovimin e shoqatës.








