Goja ishte e mbyllur me ngjitës e ngjitësi ishte i mbështjellë kokës së viktimës – kështu u vra 85 vjeçari për të cilin u arrestua Vallqi
Mbrëmë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për arrestimin e një personi nga Policia e Kosovës në qendër të Mitrovicë, rast ky i cili u konfirmua nga Policia e Kosovës pak pas raportimit dhe publikimit të videos së arrestimit nga Mitropol.
Njësiti FAST Kosova me mbështetje të Njësisë elite FIT, kreu arrestimin mbrëmë në orët e mbrëmjes. “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se personi në fjalë i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të vrasjes dhe grabitjes ishte Granit Vallqi, 27 vjeç, i lindur më 1997.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Rëndar i dyshuari u dërgua në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.
Personi i dytë i që ngarkohet me dyshimin për vrasjen e 85 vjeçarit në Gjermani bashkë me Vallqin është Hassan Issa, i moshës 28 vjeçare.
Shteti gjerman ka vënë edhe shpërblim prej 30 mijë euro për ata që tregojnë gjurmë që çojnë në arrestimin e personit të kërkuar.
Përveç këtyre të dyve “Mitropol” mëson se në lidhje me rastin janë arrestuar më parë edhe dy persona tjerë të dyshuar. Pra, sipas autoriteve gjermane të sigurisë, dyshohet se në këtë akt janë përfshirë katër persona.
Por, si ndodhi vrasja mizore?
Më 7 shtator 2023, një viktimë mashkull 85-vjeçar u gjet i shtrirë pa shenja në dysheme, në bodrumin e tij nga fqinji dhe djali i tij.
Siç mëson “Mitropol”, goja e personit të vdekur ishte e mbyllur me ngjitës dhe shiriti ngjitës ishte mbështjellë kokës së viktimës.
Shkaku i vdekjes së viktimës dyshohet se ka qenë dhuna e ushtruar ndaj tij.
Të gjitha dhomat në shtëpinë familjes ishin plaçkitur dhe vandalizuar. Policia kishte vërejtur se grabitësit kishin bërë përpjekje për të hapur kasafortën duke përdorur mjete të ndryshme.
Në lidhje me rastin ishin identifikuar katër të dyshuar, gjersa dy prej personave të akuzuar tashmë janë dënuar.
Dyshohej se 28 vjeçari i quajtur Hassan Issa së bashku me mitrovicasin Granit Valliqi që ndodhej në kërkim të shtetit gjerman deri kur u arrestua dje ikën jashtë shtetit. Gjersa Vallqi u arrestua në Kosovë, Issa vazhdon të mbetet në arrati.
Autorët e dyshuar të vrasjes mizore jetonin në Osnabrück të Kölnit./Mitropol/