
Ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe se ai nuk është ministër i Kurtit.
Në këtë mënyrë ai ka tentuar të mohojë se i është betuar shtetit të Kosovës, raporton Nova.
Në vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, shefi i grupit parlamentar Kryengritja ekologjike, Aleksandar Jovanoviq Cuta, foli për “tradhtarët” dhe me atë rast iu drejtua Goran Rakiqit, tash deputet i SNS-së në parlamenti republikan.
“Ja pak kush është tradhtar, kush është patriot”, ka thënë Jovanoviq dhe më pas i është drejtuar ish-kryetarit të Listës Serbe.
“Zoti Rakiq, ju deri dje ishit kryetar i Listës Serbe. Më vjen mirë që je këtu. Unë do t’ju lexoj betimin për shtetin e Kosovës, të cilin e keni bërë”, tha Jovanoviq dhe më pas lexoi betimin.








