KOSOVËLAJME

Grabitet posta në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, policia nis hetimet për kapjen e të dyshuarit

Gjatë orës 19:00 të mbrëmjes së sotme është grabitur një postë në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se një person ka grabitur një shumë parash.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Ahmeti tutje tha se hetimet po vazhdojnë me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar“, ka konfirmuar Ahmeti.