Dukato 2
02LAJME

Grabitja me allti në marketin “QTA” mbrëmë në Mitrovicë, hajnat vodhën rreth 800 euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në marketin ‘QTA’ në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në qytetin e Mitrovicës, ku një person ka vjedhur një shumë të parave.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari ka arritur që nën kërcënimin e armëss të marrë rreth 800 euro para të gatshme.

Dukato 1

Në kuadër të zhvillimeve hetimore janë intervistuar punonjësit e marketit, sipas të cilëve i dyshuari ishte i maskuar me një helmetë dhe pas grabitjes ka ikur me skuter.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, policia ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi. Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zahiti mbrëmë.

Premium Store