02LAJME

Grabitja të ‘Veda Petrol’ në Vushtrri: Arrestohet Olt Zymberi, identifikohen edhe dy të dyshuar

Olt Zymberi i cili ka qenë në arrati për grabitjen në pompën e derivateve ‘Veda Petrol’ në Vushtrri është kapur nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raporton se lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

E gazeta lidhur me këtë rast ka raportuar me herët për personat që e kanë grabitur këtë pompë të derivateve në Vushtrri, e cila ka ndodhur me 1 qershor.

Përveç Olt Zymberit, dyshohet se në grabitje ka marrë pjesë edhe Mendim Munishi i cili është arrestuar me 2 qershor të cilit edhe i ishte shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.