KOSOVËLAJME

Grabitje në Prishtinë, dyshohet se nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash

Një grabitje e armatosur është kryer pak më parë në një lokal në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Grabitja dyshohet të ketë ndodhur nën kërcënimin e armës, me ç’rast është grabitur një shumë parash.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Policia.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.