02LAJME

Grabitje nën kërcënimin e thikës në “Veda Petrol” në Vushtrri, tre persona vjedhin pazarin ditor

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese, raporton Gazeta Sinjali.

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pompë derivatesh “Veda Petrol” në Stanofc të Vushtrrisë.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre persona të maskuar kanë arritur që të marrin pazarin ditor.

Me të marrë të hollat, grabitësit kanë ikur me veturë në një drejtim të panjohur, teksa Policia s’ka arritur t’i identifikojë ende.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.