Grabitje si në filma në QTA në Tavnik, hajnat e maskuar marrin krejt çka gjejnë në arkë

Një grabitje që ngjason me skena filmike ka ndodhur pak minuta më parë në QTA Arjeta në lagjen Ilirida (ish-Tavnik) të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Dëshmitarët theksojnë për “Mitropol” se hajnat që u futën në market ishin të maskuar dhe pasi u futën brenda e mbyllën derën.
Në largim ata dyshohet se morën me vete krejt çka pati në arkën e marketit, por ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Policia e Kosovës e cila e ka rrethuar hapësirën rreth marketit me shiritë.
Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që QTA në Tavnik grabitet nga hajna të maskuar. Hera e fundit ishte në janar, gjersa klienët kishin theksuar për “Mitropol” se pë shkak të këtyre ngjarjeve nuk po ndjeheshin të sigurt kur po futeshin në market.








