Active 2
LAJME

Grenell: Thaçi ende në burg, ndërsa aktakuza e ish-kryeprokurorit Smith është e mbushur me gënjeshtra

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presdientit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Grenell tha se Thaçi është ende në burg, megjithatë aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra, duke theksuar se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.

Aquapark 2

“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1632104085695475712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1632104085695475712%7Ctwgr%5E01ac7f08824c48d9f5ade8bc164168c386c9800c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Fdeshmitaret-e-rreme-grenell-thaci-ende-ne-burg-ndersa-aktakuza-e-ish-kryeprokurorit-smith-eshte-e-mbushur-me-genjeshtra%2F

Dukato 1