Medi
KULT'ARTLAJME

Gresa Pallaska fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në Spanjë

Aktorja e njohur kosovare, Gresa Pallaska, është nderuar me çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit ImagineIndia IFF në Madrid, shkruan Mitropol.

Ajo e morri këtë çmim, me rolin e saj në filmin “Pikë Uji”.

Weelnes

Lajmin për këtë çmim e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit.

“Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”, ka shkruar ai.

Në filmin “Pikë Uji”, me skenat dhe regji të Robert Budinës, Pallaska luan rolin kryesor të Aidës, një zyrtare bashkie dhe nënë që përballet me një krizë të thellë familjare dhe morale, kur djali i saj akuzohet për një krim të rëndë.

Roli, i luajtur nga ajo, kërkon një ndërlikim emocional dhe përballje me dilema të forta etike, të cilat Gresa Pallaska i sjell në ekran me ndjeshmëri dhe intensitet të rrallë.

Pallaska dha një interpretim të fuqishëm emocional, në një nga filmat më të përfolur shqiptar të vitit. /Mitropol/

Premium Store