Pellini
02KOSOVËLAJME

Grevistëve të 89-tës u ishte shkatërruar shëndeti gjatë qëndrimit për tetë ditë në horizontet e minierës së Trepçës

Qëndrimi në minierë për tetë ditë e tetë net, në grevën e vitit 1989, për minatorët ishte shkatërrues. Atyre iu dobësua shëndeti e fituan shumë sëmundje.

Jeta në kushte abnormale, pa parë diell me sy, po e bënte të veten.

Medi

Dikë e mundonte frymëmarrja e i humbi fuqia. Një tjetër e fitoi sëmundjen e diabetit nga qëndrimi aty. Një tjetër ish-grevist tregon se u kishte rënë lëkura e këmbëve, duke qëndruar mbathur me çizme. Më së vështiri e kishin pleqtë.

Por pati të tillë që nuk pranuan të nxirreshin jashtë, teksa lanë amanet që të varroseshin në horizontet e poshtme, në vendin ku punonin.

Koha