Gruaja që u godit nga Policia dërgohet në QKUK, pësoi lëndime në kurriz dhe gjymtyrë (VIDEO)

Një grua këmbësore u godit sot nga një veturë policore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në hyrje të Mitrovicës, ngjarje kjo për të cilën raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.
“Mitropol” mëson se gruaja në fjalë është mbi rreth 55 vjeçare dhe se në momentin që u godit ndodhej rrugës drejt shtëpisë së saj në lagjen “Koloni”.
E njejta siç mëson gazeta pësoi lëndime në shtyllën kurrizore, duke pësuar frakturë të një unaze kurriozore si dhe lëndime serioze në këmbë, me ç’rast nga Mitrovica u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aksidentin për Mitropol e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se kjo ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Mitropol” ka arritur të mësoj se xhipi policor i cili goditi këmbësoren mitrovicase po vinte nga Prishtina dhe po drejtohej nga një epror policor i nacionalitetit serb.
Në vendin e ngjarjes pas aksidentit kanë dalë ekipet policore dhe ato shëndetësore, gjersa dëshmitarët nuk u lejuan t’i afrohen vendit të ngjarjes./Mitropol/