Dukato 2
KOSOVËLAJME

Gruaja që u godit nga vetura mbrëmë në Obiliq në gjendje të rëndë shëndetësore, ka lëndime të trurit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Obiliq. Nënë e bijë janë goditur nga një veturë gjersa po ecnin buzë rrugës.

Mjeku kujdestar në repartin e mjekimit Intensiv, si dhe shef i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Dr. Gazmend Spahija konfirmoi për “Mitropol” se gruaja që u godit ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

London

Nëna e vajzës ndodhet në gjendje shumë të rëndë, ka lëndime shumë të rënda të trurit. Edhe nëna edhe vajza vazhdojnë të trajtohen tek ne, në mjekim intensiv”, tha ai për “Mitropol”.

“Mitropol” bisedoi edhe me mjekun kujdestar në emergjencën e QKUK, Avdush Bajgorën, i cili bëri pranimin e pacienteve mbrëmë.

Unë deri mbrëmë në ora 01:00 isha në kujdestari, deri në atë kohë nëna ishte në gjendje shumë të rëndë.”, tha edhe Bajgora për “Mitropol”.

Aksidentin e rëndë mbrëmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK’së./Mitropol/

Premium Store