Active 2
02LAJME

Gruaja turke nga Leposaviqi akuzohet për kallëzim të rremë, ndalohet për 48 orë

Një rast i pazakontë është zbuluar në Leposaviq, ku pas hetimeve të kryera nga Njësia e Hetimeve Rajonale Mitrovicë – Veri, është vërtetuar se një raportim për “lëndim të lehtë trupor” ka qenë i rremë.

Sipas burimeve të Sinjalit ngjarja lidhet me rastin e datës 8 nëntor 2025, të regjistruar rreth orës 16:00 në Stacionin Policor Leposaviq, ku ishte raportuar një incident i dyshuar fizik.

Weelnes

Gjatë zhvillimit të hetimeve, është konstatuar se personi që pretendohej si i përfshirë në incident, Radenko Miniq, ndodhej në burg që nga data 2 shtator 2025, duke e bërë të pamundur kryerjen e veprës së raportuar.

Pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, rasti është rikualifikuar nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa e dyshuara Fatmire Ozkaya është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj saj është lëshuar vendim për ndalim deri në 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim nën drejtimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Koha