Habit Pacolli: Veselinoviqin e kam parë në Budvë me kryetarin e Mitrovicës dhe tre deputetë të Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviqit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje kanë vënë sanksione, duke i bërë përgjegjës për trafikim të mallrave, të parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.
Pacolli në RTV 21 ka treguar se Zvonko Veselinoviqin e ka parë në Budva me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rreth dy vjet më parë.








