Dukato 2
KOSOVËLAJME

HAJDE NALËM Sveçla shfaq “fuqinë” përballë qytetarit

Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës i ka dalë sot (e diel, 9 nëntor) punë me një person, në dukje në moshë të re, i cili në xhaketën e tij kishte të ngjitur logon e LDK-së, afër një qendre votimi. Në një video të publikuar në media, shihet se si Sveçla i drejtohet qytetarit me fjalët “kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet”, duke iu referuar heshtjes zgjedhore.

Pas debatit me të njëjtin, Sveçla nxori telefonin e tij personal dhe e fotografoi personin në fjalë. Ky i fundit, ministrit i tha “se nuk lejohet ta fotografojë”.

Dukato 1

“Hajde nalëm”, ia kthej Sveçla, qytetarit.

“Ministër je, duhesh me i ditë ligjet ma mirë para se më fotografu”, vazhdoi t’i drejtohej Sveçlës ky qytetar, gjersa ky u largua nga vendi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur para shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Koha