
Gjatë ditës së hënë, me datë 1 janar gjatë orëve të mesnatës në qytetin e Vushtrrisë është raportuar për vjedhje në tentativë të një bankomati, shkruan “Mitropol”.
Në raportin e policisë thuhet se të njejtit kanë dështuar të kryejnë vjedhjen, çka e bën rastin të hetohet si vjedhje e rëndë në tentativë.
Personat mbeten ende të panjohur për policinë ndërsa këtë rast janë duke e trajtuar njesitet përkatëse. /Mitropol/








