TEB
02LAJME

Hajnat vjedhin pajisje elektrike dhe elektro-shtëpiake nga një shtëpi në ndërtim në Zveçan

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset dhe qytetarët.

Market Florenti

Një rast i vjedhjes është raportuar edhe dje në komunën e Zveçanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi në ndërtim dhe kanë marrë pajisje të ndryshme me vlerë.

TEB

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se persona të dyshuar kanë hyrë në objektin, i cili është ende në proces ndërtimi dhe nuk është i pajisur me dyer apo dritare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe kanë konstatuar se janë vjedhur pajisje elektrike dhe elektro-shtëpiake

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e hetimeve nën veprën penale “Vjedhje”.

Rasti është në fazën e hetimeve nga njësitë kompetente.

Koha