
Afërdita Hajrizi ka falenderuar të gjithë ata që ia besuan votën për tu bërë deputete, shkruan Mitropol.
Hajrizi tha se 16,365 votat e saj janë një rezultat historik që mban përgjegjësi dhe amanet.
Postimi i plotë:
Falënderim i veçantë për të gjithë ju që na mbështetët në këtë rezultat historik.
Me përulësi dhe krenari, ju falënderojmë për besimin, angazhimin dhe përkrahjen tuaj të palëkundur. Ky sukses nuk është vetëm i yni, por i të gjithëve që besuan dhe qëndruan me ne deri në fund.
Kosova sot ka një udhëheqje që frymëzon shpresë dhe drejtim:
një Kryeministër si Albini dhe një Zëvendëskryeministre / Ministre si Donika, që po punojnë me përkushtim për ta çuar vendin përpara.
Ky angazhim është gjithashtu një vazhdimësi e një vizoni më të madh:
vizionit të Agim Hajrizit dhe shokëve të tij, që ëndërruan dhe luftuan për një Kosovë të lirë pa luftë, pa korrupsion, pa padrejtësi,
me dinjitet, drejtësi dhe ajër të lirë për brezat që vijnë.
AFËRDITA HAJRIZI
16,365 vota
një rezultat historik që mban përgjegjësi dhe amanet.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush.
Vizioni vazhdon. Rruga përpara sapo ka filluar.
Me respekt dhe mirënjohje,
Aferdita dhe Arianiti
Arianit Hajrizi








