Haki Abazi në rolin e Armend Mujës, thotë se Vetëvendosje mund t’i fitojë 12 komunat në balotazh

Lëvizja Vetëvendosje, sipas deputetit Haki Abazi, mund të fitojë në të 12 komunat ku është në balotazh. Ai thotë se në raundin e dytë, kandidatët e Vetëvendosjes do të dalin në pah me ofertën e tyre, pasi edhe zvogëlohet zhurma dhe lidhja e rrjeteve të interesit. Abazi thekson se koalicioni i vetëm që do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje do të jetë me qytetarët, pasi partitë politike ende nuk janë reformuar plotësisht.
Deputeti i mazhorancës në një intervistë për KosovaPress kritikon edhe opozitën për qëndrimin rreth ngritjes së çmimeve, derisa është i vendosur se Kosova s’do të bëjë asnjë kompromis në raport me dialogun me Serbinë.







