Active 2
02LAJME

Halil Kastrati dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” nisin ndërtimin e 5 shtëpive të reja në Mitrovicë

Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Mitrovicës.

Ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza, dhe së bashku me përfaqësues të fondacionit “Behgjet Pacolli” kanë vizituar familjet e prekuara nga vërshimet.

Weelnes

Përmes një postimi, Kastrati, ka njoftuar se ata i kanë kumtuar lajmin këtyre familjeve se po bëhen me shtëpi të reja.

Postimi i plotë:

Edhe 5 Shtepi te reja u nisen sot????

Pas Komunes se Skenderajit sot ishim ne Komunen e Mitrovices

Aksioni i ndertimit te shtepive qe kane pesuar nga vershimet po vazhdon

Sot bashke me drejtoreshen e Fondacionit Behgjet Pacolli znj. Fjolla Ramadani ishim ne komunen e Mitrovices dhe i vizituam 5 familje qe ju kane demtuar ne mase te madhe shtepite nga vershimet, ju kumtuam lajmin se po behen me shtepi te reja

Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit dhe Fondacioni Behgjet Pacolli i kane bashkuar mjetet dhe kane marr persiper ndertimin dhe renovimin e shtepive qe jane prishur apo demtuar nga vershimet

Diteve ne vijim do te jemi edhe ne Komunen e Istogut

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

Dukato 1