Medi
KOSOVËLAJME

Halil Kastrati dhuroi sot çelësat për 149 shtëpi për nevojtarët

Lirisht mund të quhet babai i shqiptarisë. Është Halil Kastrati ai i cili është bërë shpresë për të gjithë nevojtarët në trojet shqiptare, shkruan Mitropol.

Sot ai në përvjetorin e 12 të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ndau plot 148 çelësa për shtëpi dhe 1 çelës për banesë për nevojtarët.

Tripika

Njoftimi i plotë:

Përvjetoret e organizatave shënojnë kontributet dhe projektet e realizuara, Ne si Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me rastin e shënimit të 12 vjetorit të shoqatës tonë, para shumë mysafirëve dhe dashamirëve të shoqatës tonë në hapësirat e shtëpisë së të moshuarve, prezantuam dhurimin e 148 shtëpive dhe 1 banesë ( Gjithësej 149 )si dhe projektet e shumta që do të realizohem në të ardhmen.

Manifestimi dhe shënimi i kësaj date sa na bënë krenar po aq edhe më shumë përgjegjës dhe vigjil.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Koha