KOSOVËLAJME

Haliti nuk e beson që ndodh, por nuk e sheh si të pamundshme që KFOR-i ta marrë kontrollin e veriut

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti nuk e sheh të pamundshme mundësinë që kontrollin e veriut të vendit ta marrin trupat e KFOR-it.

Market Florenti
Roadside

Në një intervistë në Tëvë 1, Haliti thotë se kjo varet nga ajo se sa kryeministri Kurti e Vuçiq i binden Perëndimit.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Kjo kërkesë është e Serbisë dhe e Listës Serbe që të largohet Policia e Kosovës nga veriu dhe kompetencat atje t’i marrë KFOR-i dhe ta vendosë ligjin. Unë nuk e besoj që nuk mund të ndodhë. Mund të ndodhë por nuk e besoj që do të ndodhë kjo, siç po thonë këta në ditën e Bajramit. Besoj shumë që do ta provojnë edhe disa herë Vuçiqin edhe Albin Kurtin që ta vënë politikën e tyre në binarët e duhur që po i kërkon Perëndimi. Në të kundërtën pastaj do të mbetet ose mere ose leje”, ka thënë Haliti.

Megjithatë ai nuk beson që kjo zonë e vendit mund t’i jepet Serbisë.

“Unë nuk e shoh të mundshme që territorin me pranu as KFOR-i, as BE-ja as ShBA-ja që me marrë Serbia, por ideja domosdoshmërisht është që të bëjmë një zgjidhje dhe zgjidhja është firmosë nga Qeveritë e Kosovës”, ka shtuar ai.