Medi
02KOSOVËLAJME

“Hallakamë” në Komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi s’po bëhet rahat me drejtorët, sot priten edhe disa shkarkime tjera (EMRAT)

Komuna e Vushtrrisë nuk po arrin të gjej qetësi qysh nga dita kur në krye të këtij institucioni erdhi Ferit Idrizi i PDK-së, pasi në zgjedhje triumfoi ndaj Xhafer Tahirit të LDK-së, shkruan “Mitropol”.

Medi

Idrizi deri sot ka ndërruar disa nga drejtorët e drejtorive komunale, gjersa sot ka marrë vendim për katër shkarkime e ngarkime të reja.

TEB

Pasi u dha lajmi se Shpëtim Zhegrova u largua nga pozita e nënkryetarit dhe në vend të tij Idrizi emëroi ish-drejtoreshën e Administratës, Hava Mlinaku, “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se ndryshime pritet të ndodhin edhe në drejtorinë e Kulturës, ku në vend të Medina Bunjakut sot pritet që këtë pozitë ta marrë historiani, Izet Miftari.

Në pozitën e Hava Mlinakut e cila tash u bë nënkryetare, në krye të Drejtorisë së Administratës ku Mlinaku ishte drejtoreshë, “Mitropol” mëson se pritet të vie Hyrije Uka.

Veç këtyre ndryshimeve, “Mitropol” mëson se nga ekzekutivi komunal pritet të largohen edhe Furtuna Krasniqi, drejtoreshë e Urbanizmit, e cila do zëvendësohet nga Nexhat Merovci, gjersa në drejtorinë e Prokurimit në vend të Ilmi Azemit do emërohet Azize Qeza.

“Mitropol” ditëve në vijim do raportoj edhe për arsyen e ndryshimeve kaq të mëdha që shkaktuan “tërmet” brenda PDK-së së Vushtrrisë.

Market Florenti