
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar biznese në Prizren, shkruan Mitropol.
Hamza tha se ndryshimi i pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, që do të bëhet pas shitjes dhe jo menjëherë në kufi, si dhe lirimi i bizneseve me qarkullim deri në 10,000€ nga tatimi, do të mundësojnë rritje pa barriera burokratike dhe financiare.
“Bizneset me qarkullim deri në 30,000€ do të tatohen sipas fitimit real, ndërsa përmirësimi i qasjes në kredi dhe i mundësive për investitorët do të forcojë konkurrencën dhe rrisë punësimin.
Bashkë për zhvillimin e sektorit privat, përpara për Kosovën!”, tha tutje ai.








