Hamza e “plas” bombën: Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza sapo ka publikuar një fotografi nga takimi i tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Ramiz Lladrovcin.
Hamza nga ky takim shkroi se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK, pas debateve të shumta të ditëve të fundit.
Postimi:
Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.
Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.
Të bashkuar, gjithmonë të fituar!







