Hamza falënderon Mitrovicën për mbështetjen: Nesër është momenti!

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka falënderuar Mitrovicën për mbëzhtetjen që i ofruan kandidatit të PDK-së për kryetar, Arian Tahirit.
Ai kërkoi nga qytetarët që nesër të dalin me familjen, me miqtë, me zemrën plot për Mitrovicën dhe të votojnë për Tahirin.
Postimi:
Mitrovicë👍🏻
Faleminderit për fushatën fantastike, për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe për bashkimin e madh rreth Arian Tahirit, si zgjidhja më e mirë për çdo qytetar të Mitrovicës!
Nesër është momenti!
Nesër dilni me familjen, me miqtë, me zemrën plot për Mitrovicën tonë dhe votoni për të ardhmen që e duam!
✅ Votoni Arian Tahirin dhe #PDK191!
Arian Tahiri është rruga e duhur. Është rruga e transparencës. Është rruga e besimit, përkushtimit dhe punës së përditshme.
Ecim përpara me Arian Tahirin për Mitrovicën që punon, bashkon dhe fiton!







