Hamza: I lumtur për çerdhen “Gëzimi Ynë”, investimet në të do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2023

Sot u bë përurimi i investimeve në infrastrukturën e re në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT.
Në përurim morën pjesë kryetari Hamza, nënkryetari Tahiri dhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu.
Përmes një postimi, kryetari Bedri Hamza u shpreh i lumtur për investimet në infrastrukturën e re dhe tha se investimet në të do të vazhdojnë edhe në vitin 2023.
Postimi:
I lumtur që nga sot, Çerdhja e Fëmijëve “Gëzimi Ynë” , bëhet me infrastrukturë shumë moderne.
Fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” tani e tutje do të kenë kushte moderne për rritjen dhe edukimin e tyre, nën kujdesin cilësor të edukatoreve të mrekullueshme, ndërsa investimet në këtë çerdhe do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2023, ku do të bëhet edhe rregullimi i oborrit, hapësirave rekreative dhe këndit të lojërave për fëmijë.
Projekt pas projekti, për Mitrovicën tonë!








