Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Hamza: Kapitulli i ri fillon nesër, nga ju dhe për ju

 

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin përmbyllës sot i ftoi qytetarët që të dalin e të votojnë nesër numrin 130, shkruan Mitropol.

Pellini

Hamza tha se Kosova ka nevojë për unitet, për stabilitet dhe për një qeveri që punon për qytetarët e saj.

Postimi i plotë:

Kapitulli i ri fillon nesër, nga ju dhe për ju.

Nesër, mos e lini votën tuaj në shtëpi dhe mos e lini dikë tjetër të vendosë për ju.

Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindërit, gjyshërit, fqinjët. Telefononi një mik dhe kujtojani. Sepse, çdo votë është përgjegjësi.

Dilni, votoni dhe sigurohuni që të gjithë ta votojnë numrin 130.

Kosova ka nevojë për unitet, për stabilitet dhe për një qeveri që punon për qytetarët e saj.

Faleminderit të gjithëve!
Bashkë. Përpara.
#PDK130

Aquapark 2