Aurora Group
IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Hamza: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka ngushëlluar familjen Daci me rastin e vdekjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, akademik Nexhat Dacit.

Ai tha se ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën.

Premium Store

Postimi:

Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë.

Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Pellini