
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se mbrëmjen e sontme së bashku me kandidatin për kryetar komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahirin realizuan takim me strukturat partiake dhe ish-aktivistë, shkruan Mitropol.
Hamza tha se Arian Tahiri, që ka fituar zemrat e qytetarëve, ka nevojë për përkrahjen e secilit.
“Mirënjohje për të gjithë ju për përkushtimin, angazhimin dhe mbështetjen e pandalshme!
Mitrovica meriton përfaqësim të denjë qytetar!
Nga mitrovicasit, për Mitrovicën me kryetar Arian Tahirin!”, tha Hamza tutje.








