
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza mbrëmjen e sontme ka qenë në Vushtrri ku edhe është mbajtur tubimi i radhës i PDK-së, shkruan Mitropol.
Hamza tha se për familjet që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, PDK është zgjidhja.
Postimi i plotë:
Bashkë. Përpara. E qartë është rruga edhe për qytetarët e Vushtrrisë.
Për familjet e saj që punojnë çdo ditë me dinjitet, për të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu, për qytetin që meriton më shumë, ne jemi zgjidhja.
Ne jemi rruga përpara.
#PDK130








