Hamza, pas votimit në AP të KiE-së: Miqtë dhe partnerët e Kosovës e dëshmuan edhe sot që janë në të drejtën tonë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, njëherazi edhe kandidati i ardhshëm i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas votimit “pro” nga Asambleja Parlamentare, për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Përmes një postimi në facebook, Hamza ka thënë se miqtë dhe partnerët e Kosovës e dëshmuan edhe sot se janë në të drejtën tonë.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Miqtë dhe partnerët e Kosovës, e dëshmuan edhe sot që janë në të drejtën tonë.
Të njejtit që besuan në çlirimin e vendit, shtetkrijimin dhe shtetndërtimit i thanë PO kërkesës tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në këtë etapë të parafundit drejt kësaj arritje.
Urime Kosovë!