Pellini
KOSOVËLAJME

Hamza: PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza , sot në Konventën e Përgjithshme të kësaj partie, ka thënë se PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, shkruan Mitropol.

Ai tha se PDK-ja depolarizoi shoqërinë, “kur të tjerët provuan ta përçanin”.

Active 1

“A e dini pse nxorëm rezultat më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit? Sepse, ne e depolarizuam shoqërinë kur të tjerët provuan ta përçanin. Ne i bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Në vend të retorikave boshe, ne ofruam program, zgjidhje, paga e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik për shtetin tonë. I lamë anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe interesit të përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë me vazhdimin e besimit për kryetarin Memli Krasniqi dhe për strukturat e reja të partisë. Këtë duhet ta bëjmë edhe më 12 tetor në çdo komunë të Kosovës dhe kurdo që në pyetje është interesi i qytetarëve dhe i shtetit tonë”, u shpreh Hamza.

Hamza, duke ju drejtuar të pranishmëve, përcjell Periskopi, thirri në ringritje, në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“PDK-ja, më shumë se kurrë, sot është e thirrur të jetë zëri i tyre, sepse nuk mund të flasin lirishëm. Jemi të thirrur ta mbrojmë edhe trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare. Prandaj, deri sa të jenë sërish në mesin tonë, në emër të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, në emër të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë vend, le të ringrihemi edhe më të fortë, më të bashkuar dhe më krenarë se kurrë. Sepse, ju të gjithë e dini, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka lindur në zyrë dhe nuk është formuar as në qetësinë e sallave parlamentare. Ka lindur në përballje. Në sakrificë. Në shpirtin e rezistencës. PDK ka qenë gjithmonë aty kur Kosovës i është dashur forcë, guxim, vizion e punë. Jo për lavdi personale, por për të hapur rrugë që fëmijët tanë të mos e kërkojnë më të ardhmen jashtë vendit, mirëpo të mund ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë”, shtoi ai.

Sot po mbahet Konventa e Përgjithshme e PDK-së në Prishtinë – e njëmbëdhjeta me radhë./Mitropol/

Pellini