Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hamza premton funksionalizim të sigurimeve shëndetësore

 

Bedri Hamza ka premtuar ta jetësojë edhe projektin e Sigurimeve Shëndetësore.

Premium Store

“Do të ketë financim të qëndrueshëm për sistemin shëndetësor”, ka thënë ai.

Hamza ka premtuar një vëmendje të veçantë edhe për mbrojtjen e ambientit.

“Do t’i përkrahim komunat që të ndërtojnë parqe të reja, t’i shtojnë hapësirat e gjelbra dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar se do ta ndërtojë edhe Stadiumin Olimpik Kombëtar.

“Do të jetë qendër moderne për sportin dhe rininë tonë dhe do ta përgatisim vendin për Lojërat Mesdhetare”, ka thënë ai.

Koha