
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime, por shteti udhëhiqet me plan dhe se Qeveria e tij do të punojë pa përjashtime për të gjithë, shkruan Mitropol.
Hamza tha se Kosova që funksionon, nis me PDK.
Postimi i plotë:
Nga Prizreni historik, u nisëm drejt fitores.
Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Kosova po vuan nga keqqeverisja dhe qytetarët po e paguajnë çmimin me kosto të lartë jetësore, paga të ulëta, pasiguri energjetike dhe largim të të rinjve.
Shteti nuk mund të udhëhiqet me improvizime. Shteti udhëhiqet me plan. Qeveria ime do të punojë për të gjithë, pa përjashtime!
Kosova që funksionon nis me ne. Me ty. Me të gjithë.
Bashkë. Përpara.
#PDK130








