Pellini
KOSOVËLAJME

Hamza: Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar

 

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar ICK-në, pasi siç thotë ai teknologjia dhe inovacioni po i japin kahje ekonomisë së re të Kosovës, shkruan Mitropol.

Pellini

Hamza tha se si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët.

Postimi i plotë:

Një vizitë në ICK, sepse teknologjia dhe inovacioni po i japin kahje ekonomisë së re të Kosovës.

Vajzat dhe djemtë e këtij sektori po krijojnë zgjidhje të reja në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D. Madje, edhe një pjesë e fushatës sime është duke u gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për inovacionin dhe të ardhmen.

Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë.

Dukato 1