Aurora Group
KOSOVËLAJME

Hamza takon bizneset në Gjakovë: Do ta ndryshojmë Ligjin për Tatimin në Pronë dhe do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza takoi sot në Gjakovë bizneset që e mbajnë ekonominë gjallë.

“Si kryeministër, do të jem partner i sektorit privat: mbështetje, grante dhe politika që krijojnë vende pune dhe rrisin paga.”, tha Hamza.

Aurora Group

Ai premtoi se do ta ndryshojnë Ligjin për Tatimin në Pronë dhe do ta heqin TVSH-në për energjinë elektrike, për fatura më të ulëta dhe më shumë zhvillim.

“Bashkë. Përpara.
#PDK130”

Weelnes