Medi
KOSOVËLAJME

Hamza: Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Hamza tha se ata i gjeti mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkim.

Postimi i plotë:

Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu.

Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare.

Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi.

Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!

Koha