Hamza u premton gastronomëve: Kur të bëhem kryetar do ua sanoj të gjitha pasojat nga pandemia

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, mëngjesin e sotëm e ka nisur duke u takuar me disa gastronomë mitrovicas, shkruan Mitropol.
Hamza ka theksuar se këta janë shtresa më e prekur nga pandemia covid-19, dhe se me qeverisjen e tij do të mundohet të ua lehtësoj situatën atyre.

Ai madje i ka garantuar të gjithë gastronomëve mitrovicas se me qeverisjen e tij do të mundohet të sanojë problemet që ua ka sjellur pandemia atyre.

Postimi i plotë i Hamzës:
Mëngjesin e sotëm e kalova me disa nga gastronomët e Mitrovicës, që janë ndër më të prekurit nga pandemia. I dëgjova hallet dhe diskutuam për përpjekjet e tyre të mbijetesës si biznese.
Të gjithë gastronomët e qytetit tonë i garantoj se qeverisja ime do të ketë përkrahje konkrete për sanimin e pasojave të pandemisë dhe zhvillimin e tyre.







