
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar Ferizajin ku edhe mori mbështetje të madhe, shkruan Mitropol.
Hamza tha se qytetarëve u shpërndanë fletushkat me pesë zotimet kryesore për 2026, të qarta dhe konkrete: zhvillim, punësim, paga më të larta dhe mirëqenie për familjet.
Postimi i plotë:
Fundviti gjithmonë sjell atmosferë festive, por sonte në Ferizaj, bashkë me Agimin dhe Uranin i shtuam edhe më shumë shpresë.
Qytetarëve u shpërndamë fletushkat me pesë zotimet kryesore për 2026, të qarta dhe konkrete: zhvillim, punësim, paga më të larta dhe mirëqenie për familjet.
Bashkë. Përpara.
#PDK130








