
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicë, Bedri Hamza ka premtuar mbështetje të parezervë për aktivitetet inovative në Mitrovicë, të cilat do të jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht zhvillimin e sektorit privat, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, shkruan Mitropol.

Hamza këto premtime i ka bërë pas një vizite në Smart Investing Lab ku janë të punësuar shumë të rinjë, duke u zotuar se investimi në Qendra të Inovacionit si inkubatore të bizneseve do të jetë prioritet i tij si kryetar i Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Isha në Smart Investing lab për ta parë nga afër punën e të rinjve tanë të talentuar. U ndava tepër i kënaqur me shërbimet dhe trajnimet bashkëkohore që ofronin stafi i mrekullueshëm i saj.
Në qeverisjen time do t’i stimuloj aktivitetet inovative në Mitrovicë, të cilat do të jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht zhvillimin e sektorit privat, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë.
Investimi në Qendra të Inovacionit si inkubatore të bizneseve do të jetë prioritet i imi si kryetar i Mitrovicës.








