
Pasditën e djeshme pikat kufitare të Kosovës me Serbinë kanë qenë të bllokuara nga ana serbe. Ata kanë thënë se kufijtë nuk do të hapen deri sa Policia e Kosovës të largohet nga veriu, shkruan Mitropol.
Por sot janë liruar për qarkullim pikat kufitare:, Merdare dhe Bërnjak.
Njoftimin e ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.
Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.”, shkroi Sveçla.