
Sot është hapur afati kalimtar në superligën e Kosovës në basketboll, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, përcjellë Mitropol.
FBK, ka theksuar se afati kalimtar do të jetë i hapur për 10 ditë, nga data 20 Dhjetor deri më 30 Dhjetor në orën 16:00.
Të gjitha klubet që dëshirojnë të kryejnë transferimet e lojtarëve, obligohen që dokumentet e nevojshme t’i dërgojnë në FBK përmes postës elektronike. /Mitropol/








