
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar së është hapur afati plotësues për pranimin e nxënësve të rinj në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, raporton Mitropol.
Afati plotësues do të jetë i hapur në datat 23,24 dhe 25 gusht 2021, teksa dokumentet do të pranohen nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Rezultatet e pranimit të nxënësve do të dalin me datë 26.08.2021, teksa kthimi i dokumenteve për nxënësit e papranuar bëhet me datë 27.08.2021.






Kujtojmë që numri i të interesuarve për tu pranuar në gjimnaz është mjaftë i madh. /Mitropol/








