
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat.
Në njoftim është bërë me dije se afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.
Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë punëtorët e sektorit privat, OJQ-ve dhe entiteteve publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit.
Përfituesit duhet të kenë pagë bruto deri në 1,000 euro dhe të jenë të deklaruar në ATK për muajin prill.








