
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza përurori sot çerdhen e Shipolit.
Ky projekt i shumëpritur nga prindërit dhe banorët e kësaj lagjeje, sot u bë realitet.
“Ndërtimi i kësaj çerdhe është një premtim tjetër i përmbushur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e reja në Shipol.”, tha Hamza.
Hamza premtoi se Mitrovica do të vazhdojë të jetë në duar të sigurta.
Ndryshe, çerdhja në Shipol ishte edhe temë e diskutimeve mes kandidatëve për kryetarë të Mitrovicës.








